Love Kosova beson se shëndeti seksual është pjesë e shëndetit publik.
Udhëzuesi i Seksit i Love Kosova është një projekt ambicioz për të krijuar një udhëzues gjithëpërfshirës të Edukimit Seksual me pengesa minimale për qasje. E vetmja gjë që ju nevojitet është një ueb shfletues.
Ky është Open Source nën licencën:Attribution-NonCommercial 4.0 International (CC BY-NC 4.0). Mësoni më shumë rreth licencës këtu: https://creativecommons.org/licenses/by-nc/4.0/
Ne besojmë se të drejtat e njeriut të Kosovarëve sipas Nenit 26 (2) të UNDHR po cenohen nga mungesa e qasjes gjithëpërfshirëse në Edukimin Personal, Social dhe Shëndetësor (PSSH) brenda kurrikulës arsimore shtetërore të Kosovës.